Detaje nga shpërthimi në Shkodër, tritoli në banesën e gjyqtarit të njohur (Emri)

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në një banesë në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.00.

Burime bëjnë me dije se banesa ku është vendosur lënda plasëse i përket gjyqtarit Tonin Sterkaj.

Sterkaj është gjyqtar pranë Gjykatës së Shkalles se Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

“Rreth orës 03:13, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetasit T. S., 62 vjeç, (me detyrë Gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër) është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin në zonë. Ndërkohë grupi hetimor po vijon veprimet në vendngjarje për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton Policia.