
...
Forcat e NATO-s kanë përfunduar stërvitjen “Brave Griffin”, që zgjati thuajse një javë. Ajo u zhvillua në zonën Suvalki, e konsideruar një nga zonat më të cënueshme të Aleancës. Është kufiri mes Polonisë dhe Lituanisë dhe është gjithashtu rruga më e shkurtër për në enklavën ruse të Kaliningradit. Rreth 1.500 trupa morën pjesë në të.
Shanset për një sulm rus ndaj një vendi të NATO-s janë rritur ndjeshëm në muajt e fundit, të lidhura edhe me ndihmën që Uashingtoni i ka premtuar Ukrainës. Gjithashtu, me rifillimin e ndihmave, aleatët diskutuan përforcime të mëtejshme gjatë takimit të formatit ‘Ramshtajn’.
Ndërkohë, vonë gjatë së premtes, sirenat e alarmit u dëgjuan në të gjithë vendin. Shpërthime të ndryshme u dëgjuan kryesisht në rajonet jug-perëndimore.
Alarmi u tërhoq shpejt, por në disa zona bombardimet rifilluan pasi avionët luftarakë rusë “TU-95” u nisën nga baza ajrore e gadishullit Kola.
Nga ana e tij, Kievi pretendon se natën mes së premtes dhe së shtunës, forcat speciale ukrainase sulmuan me dronë aeroportin ushtarak rus në Kushçevsk dhe dy rafineri nafte në Krasnodar.