
...
Sot mbahet Konventa e Partisë së Lirisë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Në Konventë do të jenë të pranishëm 931 delegatë dhe mbi 2000 të ftuar.
Pjesë e Konventës Kombëtare të PL-së, janë bërë Belind Këllici dhe Klevis Balliu, si përfaqësues të PD-së.
Po sot, kreu i PL-së Ilir Meta do të kandidojë përballë ish-drejtorit të Policisë së Kamzës, Faik Basha për postin e Presidentit.
Ndërsa Erisa Xhixho ka përballë anëtaren e Komitetit Drejtues Kombëtar, Myrvete Asqeri në postin e zv.Presidentit të Partisë.