Vrasja e 18-vjeçarit në Tiranë, Gjykata lë në burg 4 të rinjtë e akuzuar

Gjykata lë në burg 4 të rinjt të cilët akuzohen për vrasjen e 18-vjeçarit, Aurelio Dervishi. I riu u vra me thikë mbrëmjen e së dielës (31 Mars 2023) tek rrethi i Shkozës.

Mbrojtja ka kërkuar masë me afat 30 ditor deri në sqarimin se kush prej 4 të rinjve e ka qëlluar 18-vjeçarin, por kërkesa është rrëzuar.

Katër të akuzuarit janë tre të mitur të moshës 16 vjeç dhe 15 vjeç, si dhe 20-vjeçarin Frensis Shehu.

4 të akuzuarit u konfliktuan me 18-vjeçarin, teksa ky i fundit doli nga automjeti i tij. Në një moment gjatë zënkës 18-vjeçari u qëllua me thikë në gjoks, e duke mos arritur t’i mbijetonte dot plagëve të marra ndërroi jetë ndërsa po shkonte në spital.

Dyshohet se “mollë sherri” për nisjen së sherrit mes të rinjve është bërë një vajzë. Në momentet që ndodhi takimi mes të rinjve, dyshohet se vajza ndodhej në automjetin e viktimës.