Tentoi të vidhte një shtetase në urban, arrestohet 51-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një person pasi ka tentuar të vjedhë një shtetase në urban. në pranga u vu shtetasi P. Zh., 51 vjeç, banues në Kashar.

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një shtetas duke dalë nga dritarja e një autobusi, ju informojmë se:

Sot, rreth orës 10:30, është marrë njoftim se në një autobus që lëvizte në rrugën “Panorama”, një shtetas kishte tentuar të vidhte një shtetase. Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në adresën e dhënë dhe kanë shoqëruar në Komisariat, shtetasin P. Zh., 51 vjeç, banues në Kashar, për veprime të mëtejshme.

Në lidhje me këtë rast, deri tani nuk ka asnjë kallëzues. Po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, bëri me dije policia.