
...
27 500 individë u futën në skemën e sigurimeve shoqërore vitin e kaluar. Me këtë shtesë, numri i punonjësve të deklaruar arriti në 783 mijë.
Skema e pensioneve është përmirësuar vitin e kaluar, kur 27500 punonjës u shtuan në pagesat e sigurimeve shoqërore. Me këtë shtesë, tregu i punës në Shqipëri ka 783 mijë individë që paguajnë kontribute.
E ndarë sipas subjekteve, peshën më të madhe me afro 48 % e zënë kontributet nga subjektet private dhe 17% institucionet buxhetore. Pjesa tjetër janë të regjistruar si të vetëpunësuar në bujqësi dhe sektorë të tjerë.
Vitin e kaluar, ndikimin më të madh në numrin e shtuar të kontribuuesve e zënë fermerët dhe subjektet private, me gati 23 mijë individë.
Këto zhvillime, bashkë me rritjen e pagës minimale dhe maksimale mbi të cilën paguhen detyrimet, kanë ndikuar edhe vjeljen e më shumë të ardhurave nga skemën e sigurimeve shoqërore, duke ulur deficitin.
Konkretisht të ardhurat nga kontributet e drejtpërdrejta janë rritur me 19 miliardë lekë, ndërsa në total janë arkëtuar afro 123 miliardë lekë.
Subvencioni i skemës nga buxheti i shtetit në vitin 2023 regjistrohet në 15 miliardë lekë, me një ulje 8 miliardë.