“Bomba” e Zhejit: Dosjen Bardhit ja dhanë nga brenda PS-ja, për çfarë i duhet trafiku i kokainës Olsit?

Analisti Artur Zheji i ftuar në studion e emisionit “Top Story” me moderatoren Grida Duma në Top Channel, ka debatuar me drejtorin e zyrës së Informacionit të Rithemeliit, Alfred Lelën lidhur me akuzat që Gazment Bardhi ka bërë ndaj Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama.

Lidhur me akuzat që Gazment Bardhi ka bërë ndaj Olsi Ramës, vëllait të Edi Ramës, është zhvilluar një debat mes panelistëve në mbrëmjen e djeshme në “Top Story”. Zheji është shprehur se Bardhi nuk po mashtron, por po luan blofin me letra të hapura dhe nëse nuk del gjë, do akuzojë SPAK-un se nuk ka nxjerrë asnjë gjë pasi mbrapa qëndron Rama. Madje ai hedh dhe hipotezën se dosjen që ka Bardhi mund ta ketë siguruar nga pala e PS-së.

Zheji: Bardhi nuk po mashtron, ai po e luan bllofin me letra të hapura. Po të thotë kam dosjen, ç pluhurose dosjen që është në prokurori. Nesër kur ajo të mos dalë gjë, të thotë SPAK-u ishte SKAP nuk e nxori se ishte Rama mbrapa. Ai bën aksion politik, bën volum.

Babaramo: Bardhi po shpif apo nuk po shpif?

Zheji: Nuk po shpif, po merr një dosje të ricikluar dhe po ta nxjerr ty si të re. Për mua në qoftë se në atë dosje ka gjëra, drejtësia të veprojë, unë të dekriptoj lojën e pasqyrave që politikanët bëjnë në këtë rast, për demokratët. Unë mendoj që Gazi nuk e ka të vetëm këtë gjë, e ka nga lufta brenda PS-së. Kam përshtypjen që duhet të krijohet një diversion shumë i madh sepse po ndodhin ndërkohë shumë gjëra të tjera më të mëdha dhe nuk duan të kenë vëmendjen e rendit të parë nga ana e opinionit publik.

Grida Duma: Ti mendon se është e spinuar nga PS-ja?

Zheji: Po të futem në teori konspirative dhe po të merrem me insinuata, e bëj insinuatën sepse qëndron. Unë i njoh personalisht këta njerëz, unë në momentin që do besoj se Olsi Rama është i varfër dhe detyrohet të futet në trafik kokaine, me vëlla kryeministër dhe vëllai i kryetarit të bashkisë, unë që aty filloj vë dyshimin e parë dhe rrëzoj shumë nga këto argumente, por ruaj të drejtën që të hetohet deri në fund.