Tërmet 7.5 ballë ‘shkund’ Tajvanin/ 4 të vdekur, rrezik për cunam

Të paktën katër të vdekur dhe 50 të plagosur. Ky ka qenë bilanci nga tërmeti që goditi mëngjesin e sotëm Tajvanin, me 26 ndërtesa të raportuara gjithashtu se janë anuar ose janë shembur në qarkun Hualien.

Pas kësaj dukurie, ka pasur paralajmërime emergjente për cunami si në ishull ashtu edhe në vendet fqinje, veçanërisht në Japoninë jugore dhe Filipine, alarme që erdhën pak pas orës 6 të mëngjesit.

Mediat tajvaneze raportuan se banorët u bllokuan në ndërtesat e shembura në qytetin ishullor Hualien pas tërmetit shumë të fortë 7.5 ballë që goditi pak para orës 08:00 (ora e Taipeit; 09:00 me orën e Tokios).