
...
Një shpërthim më lëndë plasëse ka ndodhur në lagjen numër 14 në Durrës këtë të mërkurë.
Pronari i mobilierisë në Durrës, së cilës iu vendos tritol, tha në një prononcim për gazetarët se nuk ka asnjë konflikt.
Gjithashtu ai ka treguar se ky është sulmi i tretë ndaj biznesit të tij dhe deri më tani nuk janë gjetur autorët.
“Nuk kam konflikt me asnjëri. Rri tek dera e dyqanit çdo ditë. E kam gjithçka me dokumente. Autori ka qenë me kapuç, i maskuar. Kjo është hera e tretë që ma hedhin.
Unë jam në punën time tani”, ka thënë ndër të tjera pronari i biznesit. Ndërkohë policia ka sekuestruar disa kamera sigurie dhe ka shoqëruar tre persona.