Shpërthim me lëndë plasëse në një dyqan mobilierie në Durrës

Një shpërthim me tritol ka ndodhur orët e para të mëngjesit në një mobileri në Kodër Rrashbull në Durrës.

Mësohet se një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur në fasadën e dyqanit pas mesnate.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ka shoqëruar 3 persona si të dyshuar që mund të kenë lidhje me hedhjen e lëndës plasëse në biznes.

Autoritetet kanë ngritur dy pista hetimi atë të konkurrencës dhe konfliktet e pronësisë.