... Nami.al

Më shumë se 120 tajvanezë të bllokuar në 80 tunele si pasojë e tërmetit

Autoritetet në Tajvan kanë bërë të ditur se 127 persona janë bllokuar në gati 80 tunele të Tajvanit si pasojë e tërmetit që e ka goditur lindjen e këtij shteti.

Prej tyre, 77 prej tyre janë bllokuar brenda tuneleve Jinwen dhe Daqinqshui nën malet në qarkun Hualien, thanë zyrtarët e zjarrfikësve.

Sipas BBC, në mesin e këtyre personave të bllokuar janë edhe dy shtetas gjermanë në tunelin Chongde në Parkun Kombëtar Taroko.

50 personat e mbetur janë bllokuar në katër minibusë që po udhëtonin nga qendra e qytetit Hualien drejt parkut kombëtar Taroko aty pranë. Nga tërmeti në fjalë të vdekur deri tani janë nëntë persona.

Përshkrimi i imazhit