“Më futi në një banesë dhe abuzoi”- Denoncimi i të miturës për 60-vjeçarin në Tiranë

Një 60-vjeçar është ndaluar nga policia e komisariatit nr.1 në Tiranë për shkak se dyshohet se ka kryer marrëdhnie seksuale me një vazjë të mitur.

Mësohet se ka qenë vetë vajza 16-vjeçare që ka denoncuar në polici për rastin në fjalë.

Fillimisht ajo i ka treguar nënës se saj, ndërsa më pas janë drejtuar në polici.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vrap të Tiranës. Vajza pohon se abuzimi nga ana e 60-vjeçarit, ka ndodhur me dhunë rreth 3 muaj më parë, kur ajo ishte 15-vjeçe.

Sipas pretendimeve të vajzës nëpërmjet dhunës 60 vjeçari e ka futur në një banesë ne fshatin Vrap dhe ka abuzuar me të si dhe e ka mbajtur të mbyllur për disa orë.

Sipas ekspertizës mjekoligjore rezulton se vajza është abuzuar seksualisht.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan me iniciativë shtetasin K. B., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.