Grida Duma flet për “Big Brother Vip 3”: Egla ka çmitizuar diferencat gjinore

E ftuar sot në emisionin “Ndryshe” në ‘TAR’ ishte Grida Duma. Në një rrëfim special, Grida Duma u shpreh për situatën politike në vend, televizionin në jetën e saj, si dhe “Big Brother Vip 3”.

A do të pranonte ajo të ishte opinioniste e “BBV3”?!

“Jo, nuk është format që ka lidhje me mua. Unë jam e keqe me veten dhe e mirë me të tjerët. Unë vetë nuk e bëj diçka, por po e bërë ti e kuptoj. Unë e mirëkuptoj edhe në vogëlsi, edhe në problematikë”.

Kujtojmë, se ditën e diel Egla Ceno është skualifikuar nga shtëpia e “BBV3”. Pas provokimeve që Meritoni dhe Ilnisa i kanë bërë ndaj saj dhe reagimeve që Egla ka pasur ndaj Meritonit, Vëllai i Madh komunikoi këtë vendim për të.

Momentalisht Egla qëndron e izoluar në një nga ambiente e shtëpisë pa dijeninë e askujt. Si e komenton Grida Duma Eglën si banore?

“Egla ka çmitizuar diferencat gjinore, grua-burrë. Në çdo moment që e intimidohet ajo nuk shqetësohet që është grua. Ky lloj çmitimizimi është i rëndësishëm në shoqërinë shqiptare dhe është nga të rrallat herë që e shoh në publik pa asnjë kompleks. Këtë avantazh e ka”, tha Grida Duma.