Greva e doganierëve grekë/ Vijon edhe sot bllokimi në pikat kufitare

Si pasojë e protestës së sindikatave greke, vijon edhe sot bllokimi i qarkullimit në pikat kufitare me Greqinë, në 4 pikat: Qafë Botë, Tre Urat, Kakavijë dhe Kapshticë.

Që prej ditës së djeshme, por edhe sot, nuk lejohet kalimi për mjetet e vogla, mjetet e tonazhit të rëndë, autobusët dhe shërbimet taksi.

E thënë ndryshe, nëse mjetet apo kamionët nisen nga Shqipëria për në Greqi, apo anasjelltas, nuk do lejohen që të kalojnë përmes këtyre 4 pikave kufitare.

Përjashtime ka vetëm për këmbësorët dhe rastet e urgjencave, të cilët do mund të kalojnë lehtësisht.