...
Të paktën 29 persona kanë humbur jetën dhe një është plagosur nga një zjarr që ra në një klub nate në Turqi. Ngjarja ra në klubin “Masquerade” në bodrumin e një ndërtese të lartë në Stamboll. Zjarri shpërtheu pak pas mesditës, tha guvernatori i Stambollit Davut Gül, duke shtuar se shkaku ishte i paqartë.
Gül tha se viktimat e zjarrit mendohet se kanë qenë punëtorë që po merreshin me rinovimin e tij. Për një numër personash, përfshirë menaxherin e klubit dhe një person përgjegjës për rinovimin janë lëshuar urdhër-arreste ndërsa hetimet vazhdojnë. 3 prej tyre janë arrestuar, ndërsa për 2 të tjerë nuk ka konfirmim.
Numri i viktimave u rrit me shpejtësi gjatë gjithë pasdites, me zyrën e guvernatorit lëshuar një sërë përditësimesh. Kryetari i sapozgjedhur i Stambollit, Ekrem Imamoglu, tha se ky klub nate nuk kishte aplikuar për lejen e duhur të ndërtimit.
“Nuk ka asnjë kërkesë për një rinovim apo ndërtim në vendin dhe pasi ishte dy kate më poshtë nga niveli i tokës, puna nuk ishte e dukshme” – tha ai. Ai gjithashtu ka shprehur ngushëllimet e tij në rrjetet sociale për viktimat.