...
Kërkesa për të marrë kredi, me qëllim blerjen e një apartamenti është rritur këtë fillimvit.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për periudhën janar-shkurt, bankat dhanë 7.5 miliardë lekë kredi, duke shënuar një rekord të ri historik për këtë periudhë të vitit.
Në raport me vitin e kaluar rritja është 6%, pavarësisht nga masat shtrënguese që vendosi Banka Qendrore në normën e interesit.
Sipas monedhës, kërkesa për kreditimin në lekë dominon mbi valutat e tjera, me 78% dhe kjo mbetet e lidhur me frenimin e normave të interesit për monedhën vendase.
Vrojtimet e Bankës së Shqipërisë kanë treguar se të paktën një e treta e transaksioneve në tregun Pronave financohen me kredi bankare. Vijimësia e rritjes së kreditimit po vazhdon të mbështesë kërkesën në tregun e pasurive të paluajtshme.
Megjithatë, zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të kredisë bankare për prona vlerësohen me shqetësim nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), e cila sheh mospërputhje të ofertë-kërkesës në shifrat që dalin në transaksionet finale.