Greva e sindikatave bllokon pikat kufitare me Greqinë, nga sot deri më 4 prill ndalohet kalimi i mjeteve

Një protestë e sindikatave greke ka ‘paralizuar’ qarkullimin në të gjitha pikat kufitare Shqipëri-Greqi. Për shkak të protestës që do mbahet nga doganierët grekë, nuk do lejohet kalimi i mjeteve nga sot deri më 4 prill në pikat e kalimit kufitar, Qafë Botë, Tre Urat, Kakavijë dhe Kapshticë.

Kalimi do të ndalohet nga data 2 prill deri më datë 4 prill, për mjetet e vogla, mjetet e tonazhit të rëndë (kamionët), autobusët dhe shërbimet taksi. Mjetet apo kamionët që nisen nga Shqipëria për në Greqi, apo anasjelltas Greqi-Shqipëri, nuk do lejohet që të kalojnë përmes këtyre 4 pikave kufitare.

Përjashtime ka vetëm për këmbësorët dhe rastet e urgjencave, të cilët do mund të kalojën lehtësisht. Doganierët grekë po protestojnë për kushte më të mira pune, rritje pagash si edhe shtim personeli.