Aksidenti me 8 viktima në aksin Këlcyrë-Përmet, dyshohet se dy trupa janë ende brenda mjetit

Të tjera detaje kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar.

Mësohet se mjeti ku udhëtonin 7 emigrantë, ka dalë nga rruga në rrethana ende të paqarta dhe ka përfunduar në shtratin e lumit Vjosë dhe për pasojë 8 persona kanë humbur jetën, përfshirë dhe shoferin.

Po ashtu bëhet me dije se 6 trupa të pajetë u nxorën nga mjeti, ndërsa 2 kanë ngelur ende brenda tij. Ndërkohë, dyshohet se automjeti është marrë me qira dhe priten të tjera verifikime nga ana e policisë.