Sherr me thika mes të rinjve në Tiranë, vritet 18-vjeçari (Emri)

Policia njofton se rreth orës 21:50 të kësaj të diele, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës Aurelio Dervishi, 18 vjeç.

Policia thotë se si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.