Kapen autorët e vrasjes së 18- vjeçarit në Shkozë

Policia ka ndaluar pesë persona të dyshuar si autorë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë rrethrrotullimit të Shkozës, ku humbi jetën një 18-vjeçar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:50, ndërsa autori dhe grupi i të rinjve që janë konfliktuar janë larguar nga vendngjarja fill pas krimit.