Disfatë në zgjedhjet lokale, Erdogan nuk tërhiqet: Nuk është fundi për ne

Pas humbjes në zgjedhjet lokale, presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan mbajti një fjalim për qytetarët. Pavarësisht rezultateve jo të favorshme në këto zgjedhje, Edrogan tha se 31 marsi nuk është fundi, por vetëm një pikë kthese. Ai shtoi se arsyet e kësaj rënieje do t’i analizojnë në nivel lokal.

“31 marsi për ne nuk është fundi, është një pikë kthese. Edhe pse ende nuk janë finalizuar, rezultatet e sondazhit tregojnë se ne kemi humbur terren në të gjithë vendin. Natyrisht, arsyet e kësaj rënieje do t’i analizojmë në nivel lokal. Aty ku humbasim, aty ku kemi mbetur prapa, do të identifikojmë arsyet dhe do të bëjmë ndërhyrjet e nevojshme”, tha ai.

Presidenti turk hodhi poshtë skenarët e zgjedhjeve të parakohshme pas rezultatit, duke thënë se Turqia ka më shumë se katër vjet përpara nga zgjedhjet e ardhshme, për të cilat duhet të jetë e përgatitur.