‘Ça ke që sheh’, del foto e 18-vjeçarit që u vra në Tiranë! (Sherri nisi për një vajzë)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Shkozës në Tiranë, ku një 18-vjeçar humbi jetën pasi është plagosur me thikë.

Ai është identifikuar si Aureljo Dervishi, i cili për fat të keq ndërroi jetë rrugës për spital.

Shkak për sherrin mes të rinjve dyshohet se është bërë një vajzë. Ajo ka qenë në makinën e viktimës në momentin që ka nisur sherri.

Grupet e të rinjve që kanë qenë me makina, fillimisht janë kanë shkëmbyer ofendime me njëri-tjetrin. Pasi kanë shkëmbyer disa fjalë dy mjetet kanë ndaluar për t’u sqaruar ku kanë përdorur dhe thikat.

Policia ka arritur të identifikojë dhe të shoqërojë në polici pesë persona të përfshirë në konflikt, të cilët janë ende duke u marrë në pyetje.