... Nami.al

15 vjet në NATO, mesazhi i Ambasadës së SHBA-ve: Shqipëria ka sot siguri

Ky 1 prill 2024 shënon dhe 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Në këtë përvjetor ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka zgjedhur të publikojë një video-mesazh të rrugëtimit të Shqipërisë në aleancën euro-atlantike.

Ambasada thekson se Shqipëria sot ka siguri dhe stabilitet duke qëndruar përkrah aleatëve të NATOS-s.

“15 Vite së Bashku: Udhëtimi i Shqipërisë me NATO-n| Që nga anëtarësimi në NATO në 2009, zhvillimi i Shqipërisë në një partner dhe aleat të besueshëm ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm. Sot Shqipëria ka siguri, stabilitet dhe qëndrueshmëri – sot Shqipëria ka NATO-n. Së bashku, ne qëndrojmë më të fortë. Edhe shumë vite të tjera si aleatë në NATO!”, thuhet në postimin e ambasadës në facebook.

Përshkrimi i imazhit