...
Pala greke ka ndryshuar kushtet e regjimit të punës për 48 orët e grevës së paralajmëruar nga sindikata doganore helene, për sa i përket hyrje-daljeve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Burime të siguruara pranë kësaj pike kufitare bëjnë të ditur se ka pasur një komunikim zyrtar mes policisë kufitare greke të pikës së kalimit kufitar të Kristapologjise dhe policisë së Kapshticës.
Pala greke i ka bërë me dije policisë sonë të kufirit se gjatë 48 orëve të grevës së data 2-4 prill do të ketë një ndryshim lidhur me lëvizjen e mjeteve të vogla të cilët do të lëvizin një orë gjatë 4 orëve.
E thënë ndryshe, saktëson burimi, një orë për mjetet e vogla do të ketë hyrje-dalje normale ndërkohë që 3 orë të tjera trau ulet në të dyja anët e kufirit.
Kushtet e tjera të paralajmëruara mbeten të njëjta, që do të thotë se nga data 2-4 Prill nuk do të lejon hyrje daljet e automjeteve të tonazheve të rënda, të autobusëve dhe shërbimit taksi.
Nga ana e policisë sonë kufitare ky ndryshim i kushteve të grevës nuk përjashton mundësinë e krijimit të një fluksi dhe radhëve të gjata në kufi.
Policia greke ka bërë me dije se oraret e punës janë (me orën greke)
02/04/2024
06:00-07:00
10:00-11:00
14:00-15:00
18:00-19:00
22:00-23:00
03/04/2024
02:00-03:00
06:00-07:00
10:00-11:00
14:00-15:00
18:00-19:00
Nuk dihet nëse një njoftim të tillë ka pasur edhe për pikat e tjera kufitare që e lidhin Shqipërinë me Greqinë