...
Besimtarët katolikë kremtojnë festën e Pashkëve, ditën e ringjalljes së Krishtit një nga ngjarjet më të rëndësishme në kalendarin fetar.
Në Tiranë mesha solemne u mbajt në katedralen e ‘Shën Palit’. Meshën në Katedralen e Shën Palit e drejtoi Arqipeshkvi Mitropolit, Imzot Arjan Dodaj, i cili uroi besimtarët dhe kërkoi angazhimin e të gjitha strukturave shtetërore, sociale e mediatike për t’u vënë në shërbim të një horizonti më me shpresë për të rinjtë.
Shumë qytetarë iu drejtuan katedraleve dhe kishave në qytete të ndryshme të vendit për të kremtuar festën e shenjtë. Ndërsa sot është dreka e Pashkës. Në tryezën e besimtarëve nuk mungon buka e Pashkës dhe vezët me ngjyrë të kuqe, të cilët më parë janë dërguar në Katedralen Katolike për tu bekuar.
Vezët e pashkëve janë traditë, ato dekorohen me ngjyra të ndryshme dhe figura, që përfaqësojnë simbole të ringjalljes dhe rilindjes. Pashkët festohen të dielën, pas periudhës 40-ditore të quajtur Kreshmë që është periudha e agjërimit. Ndërkohë java e Shenjtë nis të dielën e Palmës, vazhdon të Enjten e Premtuar, të Premten e Mirë, dhe në fund, të Dielën e Pashkëve.