...
Policia rrugore ka bërë bilancin javor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në rrugë.
Mbi 10 mijë gjoba janë vendosur ndaj drejtuesve të automjeteve në Tiranë, ose mesatarisht 1.475 gjoba në ditë.
6 persona të proceduar për vepra penale për shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor:
3 të dehur në timon
1 nën ndikimin e narkotikëve
1 për korrupsion
1 pa leje drejtimi
Masat administrative:
10.327 masa në total, mesatarisht 1.475/ditë:
121 për xhama të zinj
419 për tejkalim shpejtësie
331 për parakalim të gabuar
597 për përdorim celulari
797 për pa rrip sigurimi
283 për pa kaskë
621 për mosdhënie përparësi këmbësorëve
74 për mosrespektim Stop
49 për sjellje të këmbësorëve
6.001 për qëndrim të gabuar
1.034 masa të ndryshme
38 masa administrative me pezullim lejedrejtimi, të konvertueshme me pagesë.
42 automjete të bllokuara:
3 me targa të huaja për verifikim
30 për detyrime të palikuiduara
1 pa dokumentacion
8 spostuar me mjet ngritës