Aksident me vdekje në Shkodër, makina përplas të moshuarin me biçikletë

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në Velipojë mëngjesin e kësaj të diele.

Një automjet ka përplasur për vdekje një 77-vjeçar, teksa po levizte me biçikletë.

“Rreth orës 10:15, në Velipojë, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin M. B. ka aksidentuar shtetasin K. U., rreth 77 vjeç, (I cili po lëvizte me biçikletë), i cili për pasojë ka humbur jetën”,- njofton policia.

Drejtuesi i automjetit i identifikuar me inicalet M. B., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.