... Nami.al

Tmerr në Itali/ 53-vjeçari ndez cigare gjatë terapisë me oksigjen dhe shkakton zjarr në spital, vdes pacienti

Një zjarr ka rënë brenda spitalit “Fratelli Parlapiano” në Ribera, në zonën e Agrigento-s, duke shkaktuar vdekjen e një pacienti. Shkak i ngjarjes është bërë një pacient romun 53-vjeç i cili ka ndezur një cigare pasi ka hequr maskën e oksigjenit, duke shkaktuar zjarrin.

Gjithashtu shkëndija ka bërë që aparatura të shpërthejë dhe të marrë flakë. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë për të shuar flakët dhe për të shpëtuar pacientët e tjerë.

Po ashtu të tjerët të shtruar në departamentin mjekësor u evakuuan dhe u transferuan në urgjencë. Zjarrfikësit arritën të shuanin flakët, por një pjesë e spitalit u shpall i papërdorshëm. Nuk raportohet për lëndime apo helmime të tjera.