Rriten aksidentet në vitin 2024, 57% më shumë se 1 vit më parë

Dy muajt e parë të vitit 2024 ka shënuar një numër rekord aksidentesh automobilistike krahasuar me të njëtën periudhë të një viti më parë.

Bazuar në të dhënat e INSTAT, në muajt janar shkurt janë regjistruar 270 aksidente rrugore, shifër kjo 57% më e lartë se janar shkurti i vitit 2023.

Të dhënat e fundit të raportuara nga ekspertët e statistikave I përkasin muajit shkurt, ku vërehet se kanë ndodhur 108 aksidente, shifër kjo 22.7% më e lartë se shkurti I vitit 2023.

Nga aksidentet e një muaji më parë kanë mbetur të vrarë apo të plagosur 149 persona.

Sa i takon atyre që kanë shkaktuar aksidentin të dhënat zyrtare konfirmojnë se problematikë vijon të mbetet sjellja e shoferëve në timon, 78,7 % të rasteve ndërkohë që grupmosha problematike gjatë shkurtit ka qenë ajo 45-59 vjeç.

Nga përpunimi i të dhënave Instituti i Statistikave ka dalë në përfundimin se në muajin e dytë të vitit, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë harkut kohor 08:00-12:00 duke zënë 25,0 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.