Prag lufte?! Turqia armatoset me F-16, Erdogan do të takohet me Biden në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë Shtetet e Bashkuara më 9 maj. Vizita do të jetë e para e udhëheqësit turk në Shtëpinë e Bardhë nën drejtimin e administratës Biden, citon CNN.

Situata në Gaza dhe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, si dhe lufta kundër terrorizmit, pritet të jenë tema të bisedimeve.

Erdogan do të përsërisë thirrjen e Turqisë për t’i dhënë fund sulmeve të Izraelit në Gaza dhe për të gjetur një zgjidhje për konfliktin palestinezo-izraelit. Biden dhe Erdogan do të diskutojnë gjithashtu blerjen e avionëve luftarakë F-16 nga Shtetet e Bashkuara.

Vizita e fundit e Erdogan në Shtëpinë e Bardhë ishte në vitin 2019, gjatë së cilës ai u takua me presidentin e atëhershëm të SHBA, Donald Trump në Uashington. Udhëheqësi turk është takuar me Presidentin Joe Biden për herë të fundit në Samitin e NATO-s korrikun e vitit të kaluar.