Basha: PD do nisë evidentimin e kandidatëve për deputetë

Kryetari i Partisë Demokratike të vulës Lulzim Basha foli sot për disa çështje që lidhen me situatën e partisë që drejton.

Basha deklaroi se PD do të nisë evidentimin e kandidatëve për deputetë. Ai shtoi se PD brenda majit Partia Demokratike zyrtare do organizojë një Kuvend programor.

“PD do të nisë evidentimin e kandidatëve për deputetë. Brenda majit do organizojmë një Kuvend programor, ku do të shpalosim programin politik dhe qeverisës të PD-së”, u shpreh Basha.