Të dielën rikthehet ora verore, akrepat shkojnë 60 minuta para në Festën e Pashkëve

Mesnatën e nesërme, duke hyrë e diela e 31 marsit rikthehet ora verore. Në orë 02:00 akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara. Ky ndryshim të do të thotë zgjim më herët, dhe dita do na duket më e gjatë.Këtë vit ndryshimi i orës përkon me festën e Pashkëve.

Sipas disa studiuesve, thuhet se koha verore sjell përfitime për shëndetin tonë, sepse është më në sinkron me orën tonë biologjike, e cila ka nevojë për errësirë ​​gjatë orëve të mbrëmjes për të prodhuar melatoninë dhe për të siguruar pushimin e duhur.

Kompjuterët dhe pajisjet e lidhura me internetin përditësohen automatikisht, ndërkohë që është e nevojshme të korrigjoni manualisht kohën e mbajtur nga orët analoge.