... Nami.al

Karrige e grushte kokës teksa ishte live në Tik Tok, sulm brutal ndaj reperit të njohur shqiptar në Greqi

Reperi me origjinë shqiptare Sin Boy është dhunuar fizikisht në sulm të egër nga persona të maskuar, teksa ai performonte live në rrjetin social Tik Tok nga një sallon flokësh.

Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur në Athinë, ku Sin Boy jeton.

Në video, të paktën dy burra të veshur me të zeza dhe të maskuar shihen duke grushtuar dhe goditur me stol Sin Boy, i cili bie në tokë dhe tenton të mbrohet.

Në video shfaqen edhe punëtorët e sallonit duke u përpjekur të frenojnë dy agresorët.

Video është bërë virale në rrjet, por komentuesit mendojnë se ajo është false dhe sulmi është krijuar nga vetë reperi për famë.

Kjo pasi sapo agresorët largohen Sin Boy ngrihet dhe rregullon flokët.

Kujtojmë se reperi me origjinë nga Berati është i njohur në Shqipëri për lidhjen e tij të dashurisë me këngëtaren kosovare Rina Balaj.

Përshkrimi i imazhit