Gjykata e lartë e Kombeve të Bashkuara urdhër Izraelit: Hapni më shumë vendkalime tokësore

Gjykata e lartë e Kombeve të Bashkuara urdhëroi të enjten Izraelin të marrë masa për të përmirësuar situatën humanitare në Gaza, duke përfshirë hapjen e më shumë vendkalimeve tokësore për të lejuar furnizimet me ushqim, ujë, karburante dhe pajisje mjekësore të hyjnë në enklavën e shkatërruar nga lufta.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë lëshoi dy të ashtuquajtura masa të reja të përkohshme, në një çështje të ngritur nga Afrika e Jugut, e cila e akuzon Izraelin për akte gjenocidi në fushatën e tij ushtarake të nisur pas sulmeve të 7 tetorit nga Hamasi.

Izraeli mohon se po kryen gjenocid dhe akuzon Afrikën e Jugut se po përpiqet të “dëmtojë të drejtën dhe detyrimin e Izraelit për të mbrojtur qytetarët e tij”.