... Nami.al

Denoncimi/ “Grabitet selia qendrore e Partisë së Lirisë”

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka bërë sot një denoncim të fortë, pasi persona të paautorizuar kanë hyrë në selinë e kësaj partie dhe kanë marrë prej aty sende.

Në postimin e tij në Facebook, Vasili thekson se këta persona, kanë grabitur rrjetin e komunikimeve elektronike, një paisje DVR (hard disc) si dhe në mënyrë të fshehtë kanë kryer lidhje, dëmtime dhe këputje të linjave kabllore.

Mësohet se kreu i PL-së, Ilir Meta ka bërë denoncim në polici në lidhje me rastin.

“Partia e Lirisë është përballur me një ngjarje të tipit mafioz, karakteristike e “Rilindjes”, që kërkon të Qeverisë vetëm përmes shantazhit dhe presionit.

Në zyrat e saj kanë hyrë në mesnatë persona të paidentifikuar dhe të paautorizuar duke grabitur rrjetin e komunikimeve elektronike, një paisje DVR (hard disc) si dhe në mënyrë të fshehtë kanë kryer lidhje, dëmtime dhe këputje të linjave kabllore.

Partia e Lirisë në respekt të ligjit ka depozituar denoncimin e kësaj ngjarjeje në Prokurorinë e Tiranës për hetimin dhe identifikimin e autorëve.” – tha mes të tjerash Vasili.

Përshkrimi i imazhit