...
Është publikuar fotoja e avokatit, Andrea Zotaj, të cilit iu bë atentat mbrëmjen e djeshme në fshatin Qesarat.
Zotaj ishte bashkë me nipin e tij në makinë, kur autori i atentatit, Fatos Lamaj i kishte zënë pritë për ta ekzekutuar. Pas një manovre të makinës nga avokati, plumbat e qëlluar drejt tyre nuk i kapën.
Zotaj është shprehur se ngjarja ka qenë për shkak të detyrës. Autori i atentatit ishte ndaluar nga policia 2 netë para se të ndodhte ngjarja, pas një konflikti me të afërmin e tij për çështje pronash.
Avokati Zotaj ka qenë pala mbrojtëse e të afërmit të autorit. Pasi ka qëndruar 1 natë në paraburgim, Lamaj rrëmbeu kallashnikovin dhe zuri në pritë avokatin.