
...
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Memaliaj. Sipas raportimeve nuk pati viktima, ndërsa raportohet se shenjestra ishte avokati Andrea Zotaj pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjirokastër.
Zotaj ishte bashkë me nipin e tij në makinë, kur autori i atentatit, Fatos Lamaj i kishte zënë pritë për ta ekzekutuar. Pas një manovre të makinës nga avokati, plumbat e qëlluar drejt tyre nuk i kapën.
Zotaj është shprehur se ngjarja ka qenë për shkak të detyrës. Autori i atentatit ishte ndaluar nga policia 2 netë para se të ndodhte ngjarja, pas një konflikti me të afërmin e tij për cështje pronash. Avokati Zotaj ka qenë pala mbrojtëse e të afërmit të autorit. Pasi ka qëndruar 1 natë në paraburgim, Lamaj rrëmbeu kallashnikovin dhe zuri në pritë avokatin.