Agravohet situata në Himarë, qytetari pështyn në fytyrë prefektin e Vlorës!

Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, ku po zgjidhet kryetari i bashkisë, ka nisur me tensione.

Me thirrje greqisht, banorët përzunë nga mbledhja prefektin e Vlorës, Vangjel Tavon, ndërsa njëri prej tyre e pështyu në fytyrë.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga VoxNews, një nga banorët me kapele në kokë pështyn në fytyrë prefektin e Vlorës.