Lejuan ndërtimet pa leje gjatë 2019-2022, dënohen 12 persona: Mes tyre kryeinspektorë dhe policë

Dymbëdhjetë persona, mes tyre dy kryeinspektorë dhe inspektorë IMT-së Lushnje, dhe dy policë janë shpallur dënuar nga gjykata e Lushnjës. Ata kanë lejuar 37 ndërtime të paligjshme për një periudhë 18 mujore (në 2019-2022) në Lushnjë.

Katër inspektorët e IMT-së në bashkinë Lushnjë përfituan nga gjykimi i shkurtuar dhe u dënuan me nga 4 muaj burg secili. Ndërsa dy policët u dënuan përfundimisht me nga 16 muaj burg duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar. Gjithashtu u hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3-vjeçare.

Vendimi i plotë:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gj.M (ish-kryeinspektor në Inspektoriatin e Mbrojtjes në Lushnjë), për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e të pandehurit me 6 (gjashtë) muaj burgim.
1.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri Gj.M. dënohet me 4 (katër) muaj burgim.
1.2. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit Gj.M. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3 (tre) vite pas vujatjes së dënimit.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit K.S (inspektor i IMT-së në bashkinë Lushnjë) për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e të pandehurit me 6 (gjashtë) muaj burgim.
2.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri K.S. dënohet me 4 (katër) muaj burgim.
2.2. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit K.S. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3 (tre) vite pas vujatjes së dënimit.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit I.B (ish-kryeinspektor dhe inspektor i IMT-së Lushnjë) për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e të pandehurit me 6 (gjashtë) muaj burgim.
3.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri I.B. dënohet me 4 (katër) muaj burgim.
3.2. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit I.B. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3 (tre) vite pas vujatjes së dënimit.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh.Z (inspektor i IMT-së në bashkinë Lushnjë), për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e të pandehurit me 6 (gjashtë) muaj burgim.
4.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri Xh.Z. dënohet me 4 (katër) muaj burgim.
4.2. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit Xh.Z. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3 (tre) vite pas vujatjes së dënimit.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.H (punonjës policie) për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259 prg. 1 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e të pandehurit me 2 (dy) vite burgim.
5.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri B.H. dënohet me 16 (gjashtëmbëdhjet) muaj burgim.
5.2. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit B.H. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3 (tre) vite pas vujatjes së dënimit.
6. Deklarimin fajtor të të pandehurit H.T (punonjës policie) për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259 prg. 1 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e të pandehurit me 2 (dy) vite burgim.
6.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri H.T. dënohet me 16 (gjashtëmbëdhjet) muaj burgim.
6.2. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit H.T. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3 (tre) vite pas vujatjes së dënimit.

7. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.Sh., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244 prg. 1 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e të pandehurit me 6 (gjashtë) muaj burgim.
7.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri E.Sh. dënohet me 4 (katër) muaj burgim.

8. Deklarimin fajtor të të pandehurit P.T., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244 prg. 1 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e të pandehurit me 6 (gjashtë) muaj burgim.
8.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri P.T. dënohet me 4 (katër) muaj burgim.

9. Deklarimin fajtor të të pandehurit S.N., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer në tokën e tij, parashikuar nga neni 199/a prg. 1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e të pandehurit me 4 (muaj) e 15 (pesëmbëdhjetë) ditë burgim.
9.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri S.N. dënohet me 3 (tre) muaj burgim.
9.2. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurin S.N. për një periudhë kohe prej 6 (gjashtë) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të vazhdueshme me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Lushnjë.

10. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.H., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer në tokën e tij, parashikuar nga neni 199/a prg. 1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e të pandehurit me 6 (muaj) burgim.
10.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri B.H. dënohet me 4 (katër) muaj burgim.
10.2. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurin B.H. për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të vazhdueshme me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Lushnjë.

11. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.L., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer në tokën e tij, parashikuar nga neni 199/a prg. 1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e të pandehurit me 6 (muaj) muaj burgim.
11.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri A.L. dënohet me 4 (katër) muaj burgim.
11.2. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurin A.L. për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të vazhdueshme me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Lushnjë.

12. Deklarimin fajtor të të pandehurit M.M., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer në tokën e tij, parashikuar nga neni 199/a prg. 1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e të pandehurit me 3 (tre) muaj burgim.
12.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit M.M., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer në tokë shtetërore, parashikuar nga neni 199/a prg. 3 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e të pandehurit me 1 (një) vit burgim.
12.2. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve, dënimin e të pandehurit M.M. me një dënim të vetëm, me 1 (një) vit burgim.
12.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri M.M. dënohet me 8 (tetë) muaj burgim.
12.4. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurin M.M. për një periudhë kohe prej 16 (gjashtë) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të vazhdueshme me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Lushnjë.