Dhunuan me leva e shkopinj të riun në servisin në Korçë, gjykata liron nga qelia 4 autorët

Gjykata e Korçës ka liruar nga qelia katër të rinjtë që dhunuan brutalisht me sende të forta një 30-vjeçar në një servis në Korçë.

Ndaj shtetasve Spartak Selimi, Kristi Selimi, Marsel Xhakollari dhe Erion Gura, gjykata caktoi masën e sigurisë ” detyrim për tu paraqitur ne Policinë Gjyqësore”.

Ngjarja ka ndodhur më 22 mars, ndërsa sherri ka nisur në datën 14 shkurt dhe sipas burimeve nga policia mësohet se ka qenë Ramadan Hasani dhe vëllai i tij që kanë rrahur Spartak Selimën. Më pas ky i fundit, së bashku me një familjar dhe dy shokë kanë gjetur Ramadan Hasanin dhe e kanë sulmuar me leva hekuri dhe shkopinj.