A do na mbarojë çokollata? Çmimi i kakaos rritet drastikisht, 230% më i shtrenjtë

Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e mbi 10.000 dollarë në treg, vlera më e lartë historike.

Cilësia e ulët e korrjeve të bimës së kakaos nga vendet e Afrikës Perëndimore dhe Bregu i Fildishtë, duket se ka tkurrur kështu furnizimet me lëndën e parë në mbarë botën.

Vitin e kaluar, çmimet e kakaos janë rritur me një vlerë drastike prej 231%, ndërkohë që vetëm javën e kaluar çmimi i të gjitha të korrave shkoi gati 20%.

Një kombinim i ndryshimeve klimatike dhe vazhdimi i fenomenit meteorologjik El Ninos, i cili shkaktoi reshje të shumta gjatë dhjetorit të vitit të kaluar dhe nxehtësi ekstreme në muajt në vijim, solli dëmtimin e bishtajave të zeza duke dëmtuar gjerësisht të korrat.

Plakja e pemëve të kakaos kontribuoi gjithashtu në uljen e të korrave, pasi ato janë më të ndjeshme ndaj sëmundjeve dhe erërave të thata me pluhur nga Saharaja, të cilat pushtuan fermat vitin e kaluar.

Kakao përdoret gjerësisht në një numër produktesh si çokollate, ëmbëlsira, dhe nënprodukte të tjera si pije alkoolike apo produkte kozmetike.

Disa fabrika të kakaos në Ganë dhe Bregun e Fildishtë raportohet se kanë ulur ose kanë ndaluar aktivitetet e përpunimit të kakaos për shkak se kokrrat janë bërë shumë të shtrenjta për t’u blerë.

Marka të tilla si Toblerone dhe Lindt kanë rritur tashmë çmimet 50% për lepurushët dhe vezët e tyre të prej çokollate, të njohura për celebrimin e festave të Pashkëve. Përmasat e disa ëmbëlsirave janë ulur gjithashtu, pasi prodhuesit vazhdojnë të gjejnë mënyra për të reduktuar kostot dhe për t’i bërë ballë krizës.