SPAK merr të pandehur bashkëjetuesen e Arben Ahmetajt, për çfarë akuzohet

SPAK ka marrëtë pandehur edhe bashkëjetuesen e ish-ministrit Arben Ahmetaj, Erjola Hoxhën. Ajo akuzohet për veprat penale “fshehje dhe mos deklarim të pasurisë”, si dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.

Të njëjtat akuza rëndojnë edhe naj ish-bashkëshortes Albina Mançka. Akuzat për Hoxhën iu komunikuan avokatëve dje, ndërsa hetimet vijojnë deri më datë 22 qershor. Pritet të ketë edhe persona të tjerë që do merren të pandehur, kryesisht biznesmenë që kanë bashkëpunuar me Arben Ahmetaj, nën korrupsion dhe në fshehjen e pasurisë së tij.

SPAK ka sekuestruar dy vila, një në Palasë dhe një në Hamallaj, dy llogari bankare, disa apartamente, mes tyre edhe atë në të cilin jeton ish bashkëshortja e Ahmetajt, që sipas akuzës janë produkte të korrupsionit. Arben Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij ndodhen jashtë Shqipërisë, që prej momentin kur GJKKO miratoi masën e sigurisë ndaj Ahmetajt, atë të “arrestit në burg”.