... Nami.al

Shtohen problemet neurologjike, Ranxha: 2000 shtrime në vit si pasojë e aksidenteve

Problemet neruologjike janë kthyer tashmë në shqetësimin kryesor sa i takon shëndetit. Ky shitim i pacientëve reflektohet edhe numrin e lartë të vizitave dhe shtrimeve si pasojë e aksidenteve cerebrovaskulare.

“Kemi një mesatare vjetore tek 2 mijë shtrime, por që një mesatare ditore që është 6-7, por duke kuptuar që ne kthejmë shumë raste në spitalet rajonale pasi konsultohen dhe behën ekzaminimet e nevojshme. Kështu që kemi një vlerë 6-7 por nuk është mesatre kombetare ëshët mesatre për rajonin tonë duke pas parasysh që shumë raste diagnostikohen dhe cohen në spitalet rajonale”, tha Ranxha.

Ne rastet e aksideteve cerebrale, reagimi në kohë sipas ekspertëve jo vetëm ul shkallën e fatalitetit por edhe redukton riskun për invaliditet, që shpesh pason këta pacientë. Por cilat shenjat që duhet të na alarmojnë për të kërkuar ndihmën e urgjencës.

“Shenjat janë të karakterit të ndryshëm, ato që janë për tu vlerësuar në mënyyrë të menjëherëshme, janë crregullimet e të folurit, pamundësia për të komanduar apo ndjerë sic duhet anësit, vështirësi në ekuilibër, crregullime të shikimit, pra cdo ankesë e vogël që zgjat në minuta duhet vlerësuar sic duhet”, tha Ranxha.

Paralel me ngarkesën në shërbimin e neurologjisë, në sistemin ambulatorë, numri i vizitave mund të arrij deri në 100 gjatë një dite. Sipas të dhënave zyrtare të OBSH, sëmundjet neurologjike prekin 1 në 3 persona, duke zënë kështu vendin e parë në listën e sëmundshmërive.

Përshkrimi i imazhit