Shpërndarësi i kanabisit kapet mat nga policia, 19-vjeçari tenton të largohet me motor

Ky është momenti kur një 19-vjeçar në aksin Lezhë-Milot ndiqet nga policia pasi dyshohej se shiste lëndë narkotike kanabis.

I riu drejtonte një motor pa targa dhe pa patentë kur forcat e policisë e pikasën në aktivitetet të dyshimtë.

19 vjeçari me iniciale E.N. nuk ndaloi dhe tentoi të largohej me shpejtësi, por policia mundi ta bllokojë dhe ta arrestojë.

Në xhepa ju gjet një sasi kanabisi që dyshohet se e shiste në doza, motomjeti pa targa dhe lënda narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi E. N., 19 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.