Tritol në Shkodër, shpërthim i fortë në oborrin e banesës së 62-vjeçares (Emri)

Shtëpia e 62-vjeçares Frida Sala është tronditur nga shpërthimi i një lëndë plasëse në oborr.

Ngjarja ka ndodhur në orën 03:40 në lagjen “Tom Kola” në qytetin e Shkodrës, ku si pasojë e kësaj lënde plasëse e vënë në derën e oborrit, ka vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 03:40, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetases F.S, 62 vjeçe, është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.