Parashikimi i motit këtë fillim jave: Kohë e vranët dhe me reshje

Këtë fillim jave Shqipëria paraqitet nën mbizotërimin e motit të vranët. Herë pas here do të gjenerohen shira të dobët e mesatarë.

Kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri pas mesditës kur pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike duke risjellë kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Edhe gjatë natës vendi ynë do të mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale edhe në ato maksimale.

Ato do të luhaten në vlerat ditore nga 1°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 18°C vlera më e lartë përgjatë Ultësirës Perëndimore.