... Nami.al

Kërkoi daljen nga regjimi 41 bis, GJKKO jep vendimin për Sokol Mjacajn

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Sokol Mjacaj për të dalë nga regjimi 41 bis. Vendimi u mor nga gjyqtari Erion Bani, i cili ka rrëzuar kërkesën për të dalë nga regjimi i posaçëm i burgut për të dënuarin përjetë.

Kujtojmë se Mjacaj vetëm pak minuta pasi mësoi lajmin se ministri i Drejtësisë kishte vendosur futjen e tij në “41 biss”, kreu vrasjen e Arben Lleshit brenda ambienteve të burgut të sigurisë së lartë në Peqin.

Mjacajt vuante në Peqin dënimin përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë në Prekal të Malësisë së Madhe në vitin 2015.

“Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe dhe 471 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 25, datë 25.03.2024, vendosi:

Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Sokol Mjacaj.

Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të kërkuesit.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi”, njofton GJKKO.

Përshkrimi i imazhit