“Gjermania përgatitet për luftë”, Gjenerali i lartë: Nuk ka më alternativa

Për shkak të kërcënimeve të mundshme nga Rusia, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Gjermane kërkon krijimin e shpejtë të një sistemi të mbrojtjes raketore. Sipas tij nuk kanë mbetur më alternativa.

“Ne shohim se pas pesë apo tetë vitesh Rusia do të jetë në gjendje të luftojë kundër vendeve të NATO-s. Deri atëherë, ne në Gjermani duhet të jemi në gjendje të zmbrapsim një sulm të tillë,” theksoi gjenerali, duke shtuar se një zgjidhje brenda NATO-s është e nevojshme.

“Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka sekrete për qëllimet e tij ndaj Perëndimit. Si ushtar, unë duhet të jem i përgatitur për skenarin më të keq, dhe kjo do të thotë se ne duhet të jemi në gjendje të mbrohemi”, paralajmëroi zyrtari i lartë.

Sulmi, sipas fjalëve të tij, mund të jetë gjithëpërfshirës, nga hapësira kibernetike, përmes dronëve e deri te raketat.