Foto-Emri/ Ky është polici që u godit me sende të forta në Shkodër

Një efektiv policie u godit me sende të forta pranë banesës së tij në Zdrale të Shkodrës. Personi që ka goditur me sende të forta efektivin Admir Okaj është Ormir Gucia, i cili është arrestuar nga policia pasi u vetedorezua.

Ndërkohë është zbuluar edhe fotoja e efektivit Admir Oka, i cili më herët ka qenë edhe pjesë e FNSH-së në Shkodër. Ndërkohë sipas njoftimit zyrtar të policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe nuk ka lidhje me detyrën.

Sipas informacionit të policisë Ormir Gucia ka dëmtuar në kokë, me sende të forta, Admir Okajn, 49 vjeç, banues në Shkodër (punonjës policie, jashtë shërbimit), i cili po merr mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë konfliktit dyshohet se arma e shërbimit e punonjësit të Policisë është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme, por pa shkaktuar dëmtime.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e 47-vjeçarit. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.