“Bie” një tjetër drejtor i Ramës, largohet Alfred Peza nga RTSH

Pas Albana Ficos në QSUT, Edi Ramës i “bie” një tjetër drejtor. Njësoj si Fico që u detyrua të largohej për shkak të dështimit me rikthimin e shërbimit të Urgjencës pas zjarrit që shkatërroi dhomën qëndrore të serverave, duket se edhe Alfred Peza e kishte “mbushur kupën” në krye të Radio Televizionit Shqiptar.

Një seri denoncimesh ishin bërë për të lidhur me largime masive nga puna në RTSH.

Në disa raste vendimarrjet e Pezës ishin edhe qesharake sic ishte pushimi nga puna i një regjisori i cili thjesht lëvdoi në rrjetet sociale emisionin e tij. Kundër Pezës pati një reagim së fundi edhe nga deputeti i PS, Erion Brace.

Mësohet se dorëheqja e Pezës është protokolluar ditën e sotme.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste u zgjodh si Drejtor i Përgjithshëm i Redio Televizionit Shqiptar më 13 qershor 2023.

Peza arriti të siguronte 9 vota nga anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së. Deri më tani nuk dihet cili do të jetë drejtuesi i ri i RTSH.